 
Tammy Abraham
Milan i Igli Tares po pëson shumë ndryshime gjatë kësaj merkatoje. Ditën e sotme ka ardhur largimi i 5-të nga kuqezinjtë.
Nëpërmjet një “Insta-Story” klubi ka zyrtarizuar largimin e një prej lojtarëve. Bëhet fjalë për Tammy Abraham.
Anglezi mbyll aventurën e tij me kuqezinjtë, ku ishte i huazuar nga Roma, teksa largohet nga “San Siro” pas vetëm 1 sezoni. Me fanellën e milanistëve ka luajtur në 45 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë edhe 7 asiste.
27-vjeçari do të rikthehet te Roma, ku do të synojë të bindë stafin e verdhekuqve për të qenë pjesë e rëndësishme për sezonin e ri.
 
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       