Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Roma gati të konkurrojë për titull kampion, ish-i i madh i Milanit vjen si drejtor

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Roma gati të konkurrojë për titull kampion, ish-i i madh
Frederic Massara

Klubi i Romës po ndërton një ekip konkurrues për titullin kampion sezonin e ardhshëm në Serie A. Para gati dy javësh, Gian Piero Gaspernini mori drejtimin e verdhekuqve të kryeqytetit.

Por një tjetër emër i madh ka zbarkuar ditën e sotme në Romë. Bëhet fjalë për Frederic Massarën që është emëruar tashmë drejtori sportiv i kryeqytetasve pas largimit të Ghisolfit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Romës përmes një postimi në faqen zyrtare. 56-vjeçari italian do të jetë numri 1 në merkaton e klubit, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Massara rikthehet në Serie A pas dy sezonesh ku ishte në detyrë tek Milani. Ndërsa para Romës, 56-vjeçari ishte drejtor sportiv te Rennes për një sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga