Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Rabiot rikthehet në Serie A, 30-vjeçari firmos me rivalët e Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rabiot rikthehet në Serie A, 30-vjeçari firmos me
Adrien Rabiot

Pas një sezoni nga largimi i tij prej kampionatit italian, Adrien Rabiot është rikthyer në Serie A. Mesfushori francez nuk do të jetë pjesë e Juventusit, por e rivalëve të ekipit bardhezi.

Milan ka zyrtarizuar pak minuta më parë transferimin e Adrien Rabiot nga Olympique Marseille. “Forcë. Elegancë. Përvojë. Adrien Rabiot është kuqezi”, shkruan “Djalli” në faqen zyrtare teksa prezantohet mesfushori 30-vjeçar.

Nga largimi i Adrien Rabiot drejt Milanit, klubi i Marseille ka përfituar vetëm 9 milionë euro. Mesfushori francez ka firmosur ditën e sotme kontratë 3-vjeçare me Milanin deri në vitin 2028.

Poll

Lexo gjithashtu