Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Protagonist absolut me Interin, mbrojtësi e mbyll me kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Protagonist absolut me Interin, mbrojtësi e mbyll me
Alessandro Bastoni dhe Francesco Acerbi

Pas një sezoni impresionues në Serie A që kulmoi me titullin kampion dhe një Kupë të Italisë, Interi ka njoftuar një largim të rëndësishëm.

Fjala është për mbrojtësin “veteran” Francesco Acerbi i cili do të largohet nga zikaltërit, pas një përvoje 4-vjeçare që kur iu bashkua si futbollist i lirë nga rivalët e Lazios.

Italiani ishte padyshim, një shtyllë kyçe e formacionit të dy trajnerëve, Simone Inzaghit dhe Chivus, duke u bërë i pazëvendësueshëm në prapavijë. Me kampionët e Italisë, ai zhvilloi 148 prezenca, duke shënuar 5 gola dhe fituar plot 6 trofe.

Gjithashtu, Acerbi mbahet mend gjatë në kujtesën e tifozëve zikaltër për atë gol të shënuar në gjysmëfinalen përballë Barcelonës në Champions më 6 maj të vitit të kaluar, ndeshje e cila përfundoi 4-3 në favor të Interit.

 

Poll

Lexo gjithashtu