Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Prej 1 viti pa ekip, David de Gea transferohet në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prej 1 viti pa ekip, David de Gea transferohet në Serie A
David de Gea

David de Gea i jep fund “pensionimit” të tij. Pas 1 viti pa ekip, që prej largimit nga Manchester United në verën e 2023-shit, De Gea tashmë ka nisur një aventurë të re. Spanjolli është lojtari më i ri i Fiorentinës.

Gardiani 33-vjeçar shkon si transferim i lirë në Firenze. Me klubin “vjollcë”, De Gea ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2025. Por ka opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.

Kujtojmë që spanjolli e ka nisur karrierën e tij në vendlindje me Atletico Madrid, teksa për 12 vite ka mbajtur veshur edhe fanellën e Manchester United. Ndërsa, Serie A është një eksperiencë e re për 33-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga