
Raffaele Palladino dhe Simone Inzaghi
Raffaele Palladino nuk do të jetë më trajner i Fiorentinës. Duke parë ecurinë në kampionat përgjatë sezonit të fundit, objektivi minimal i klubit “vjollcë” ishte Europa League, por edhe nga Champions mbeti 5 pikë larg.
Megjithatë, Palladino nuk ia doli që të dërgonte Fiorentinën drejt një suksesi të tillë. Në këto kushte, klubi “vjollcë” dhe trajneri italian kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus, duke ndërprerë kontratën.
41-vjeçari ishte parashikuar të qëndronte te Fiorentina deri në vitin 2027, por mosarritja e objektivave solli “divorcin”. Tashmë, klubi nga Firenze nis punën për një tjetër trajner.
Poll