
David Odogu
David Odogu është futbollisti më i ri i Milan. Qendërmbrojtësi 19-vjeçari vendosi që të largohej nga Wolfsburg, për të nisur një aventurë të re në Serie A italiane.
Me “Djallin”, mbrojtësi gjerman ka firmosur kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Megjithatë ka opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ndërkohë që për shërbimet e tij, Milan ka shpenzuar 10 milionë euro.
Para se të niste aventurën e tij me Wolfsburg, Odogu ka luajtur për skuadra të tjera në Gjermani. Ai është aktivizuar për të rinjtë e Zehlendorf dhe ekipin e moshave të Union Berlin.
Poll