
Pietro Terracciano
Pietro Terracciano është futbollisti më i ri i ekipit të Milan. Pasi mbylli aventurën e tij me Fiorentinën, 35-vjeçari vendosi që të bashkohej me klubin tjetër të Serie A, pikërisht “Djallin”.
Me Milanin, Terracciano ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që klubi kuqezi nuk ka shpenzuar asnjë para për shërbimet e italianit, për shkak se këtij të fundit i përfundoi kontrata me “vjollcët”.
35-vjeçari do të jetë zëvendësuesi i Mike Maignan, ndërkohë që italiani ka karrierë të pasur në futbollin vendas. Terracciano ka luajtur për ekipe si Avellino, Nocerina, Milazzo, Catania, Salernitana, Empoli dhe Fiorentina.
Poll