
Rasmus Hojlund & Joshua Zirkzee
Napoli ka përforcuar repartin e sulmit në orët e fundit të merkatos. Bëhet fjalë për Rasmus Hojlund i cili nuk ishte në planet e Manchester United dhe është bashkuar me kampionët e Italisë.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë Napoli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit. Sulmuesi danez do të jetë pjesë e napolitanëve si i huazuar me detyrim blerjeje verën e ardhshme.
Napoli fillimisht ka paguar 6 milionë euro për huazimin 1-vjeçar të sulmuesit danez. Në momentin që huazimi do të përfundojë, Manchester United do të mbushë arkat me 44 milionë euro të tjera që do të paguhen nga napolitanët.
Poll