
Milan
Warren Bondo është larguar nga Milani, por jo në mënyrë të përhershme. Mesfushori 21-vjeçar do të luajë sezonin e ardhshëm për Cremonesen të cilët janë ngjitur në Serie A.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Milani dhe Cremonese kanë rënë dakord që Bondo të jetë i huazuar deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Kuqezinjtë e blenë kartonin e mesfushorit francez në merkaton e janarit të këtij viti nga Monza për shifrën e 10 milionë eurove. Sezonin që lamë pas, Bondo zhvilloi 5 paraqitje me Milanin në Serie A dhe Kupën e Italisë.
Poll