
Ismaël Bennacer
Ismaël Bennacer nuk do të luajë në këtë sezon me Milan në Serie A. Kjo pasi mesfushori është transferuar në një tjetër kampionat.
Saktësisht në Kroaci te skuadra e Dinamo Zgreb. Tek këto të fundit 27-vjeçari kalon në formë huazimi, me kroatët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.
Siç dihet Milan në vitin 2019 shpenzoi për të 17 milionë euro për ta blerë nga Empoli, por tashmë pas transferimeve të bëra nga kuqezinjtë, Ilgi Tare e “largon” drejt Kroacisë për më shumë hapësira dhe minuta.
View this post on Instagram
Poll