Igli Tare, Milan
Milani ka goditur me blerjen e radhës, ende pa u çelur merkatoja e verës, e cila pritet të hapet më 1 korrik.
Kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të Partizanit të Beogradit, Andrej Kostic, i cili është quajtur dhe një zbulim i drejtorit sportiv Igli Tare i cili ngulmoi për ta afruar në "San Siro".
Ardhja e Kostic pritet t'i hapë rrugë largimeve në repartin e sulmit, pasi opsioni për të blerë kartonin e Fullkrug nuk do të aktivizohet, ndërsa e ardhmja e Nkunku dhe Gimenez pritet të vlerësohet pasi ky sezon në Serie A të përfundojë.
View this post on Instagram
Poll
