
Ebenezer Akinsanmiro
Ebenezer Akinsanmiro është futbollisti më i ri i Pisa. Mesfushori 20-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Interin, për të nisur një të re te ekipi i sapongjitur në Serie A.
Nigeriani është larguar nga zikaltërit në formë huazimi, ndërkohë që në fund të sezonit Pisa ka të drejtën e blerjes. Madje, Inter ka të drejtën e riblerjes së futbollistit, sipas kontratës që është dakordësuar.
Kujtojmë se Ebenezer Akinsanmiro e ka nisur karrierën e tij në Nigeri te Beyond Limits, për të kaluar më pas te Remo Stars. Ndërkohë që në Itali, 20-vjeçari është aktivizuar me Interin dhe Sampdorian.
View this post on Instagram
Poll