Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Luciano Spalleti i premton "besnikëri" Juventusit, klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Luciano Spalleti i premton "besnikëri" Juventusit, klubi
Luciano Spalleti

Luciano Spalleti do të vijojë të jetë në stolin e Juventusit dhe për dy sezonet e ardhshme. Trajneri italian ka fituar kështu besimin e drejtuesve të klubit, të cilët edhe zyrtarisht kanë konfirmuar këtë zgjatje bashkëpunimi në faqen e tyre zyrtare. 

Pas nënshkrimit të kontratës, drejtori Damien Comolli u shpreh i lumtur që marrëveshja mes tyre do të vijojë ende, teksa shpreh vlerësimet për mënyrën se si Spalleti ka ndikuar tek "Zonja e Vjetër" duke i rikthyer në garën për një vend në Champions League.

"Jemi të kënaqur që rinovuam kontratën për dy sezone më shumë. Që prej se Luciano i është bashkuar familjes së madhe të Juventus, ka patur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë pozitiv tek lojtarët tanë U pa qartë tek të gjithë që ai ishte njeriu i duhur që mund të na udhëhiqte drejt rrugës së rritjes. Ambicia e tij në stilin e lojës reflekton qartë pritshmëritë tona dhe të tifozëve po ashtu. Paç fat, mister!", u shpreh Comolli. 

Këtë fundjavë Juventus do të luajë në një transfertë delikate dhe po ashtu të rëndësishme me Atalantën. Me 57 pikë në 31 javë, bardhezinjtë duan të parakalojnë Comon për vendin e katërt që i sjell dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Poll

Lexo gjithashtu