
Paulo Dybala & Mile Svilar
Mile Svilar do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Romës. Portieri serb dhe klubi italian kanë rënë dakord që të zgjasin bashkëpunimin, teksa gjithçka është bërë zyrtare sot.
Svilar ka rinovuar me kryeqytetasit deri në verën e vitit 2030. Drejtuesit dhe trajneri Gasperini besojnë shumë te aftësitë e 26-vjeçarit, duke ardhur deri tek firma e kontratës së re.
Kujtojmë se Svilar e ka nisur karrierën e tij në Belgjikë me ekipin e Beerschot, teksa ka luajtur edhe për Andrelecht. Ndërkohë që para së të transferohej te Roma, serbi ka mbajtur veshur fanellën e Benfica.
Poll