
Cristian Chivu
Pas largimit të Simone Inzaghit nga stoli para pak ditësh, Interi tashmë ka trajnerin e ri. Tekniku i ri që do të marrë “timonin” e zikaltërve është ish-lojtari i tyre Cristian Chivu.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nënkampion i Europës përmes një postimi në faqen zyrtare. Trajneri 44-vjeçar ka firmosur një kontratë me Interin deri në fund të sezonit të vitit 2027.
Chivu mbylli aventurën e tij pak mujore nën drejtimin e Parmës për t’u rikthyer tek Interi si trajner. Ish-lojtari i Rumanisë ishte pjesë e Interit si lojtar për 7 sezone, duke fituar edhe tripletën.
Poll