
Josep Martinez
Interi bëhet zyrtarisht me portier të ri. Josep Martinez është lojtari më i ri i Interit. Gardiani spanjoll vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Genoan, për të nisur një të re në Milano.
Martinez ka firmosur me Interin një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2029. Ndërsa klubi zikaltër ka paguar 13.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit 26 vjeçar.
Josep Martinez e ka nisur karrierën në Spanjë tek akademitë e Barcelonës, teksa ka luajtur edhe për skuadra si Las Palmas, Leipzig dhe së fundmi Genoa në Serie A.
Poll