Djali i Zlatana Ibrahimovic, Vincent ka firmosur ditën e sotme kontratën e parë profesionale me klubin e Milan. Kujtojmë se mesfushori 17-vjeçar, u bashkua me kuqezinjtë në vitin 2022.
Ai shihet si një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen dhe një pikë kyçe ekipit aktual të të rinjve. Ndërkohë që lajmin për firmën e Ibrahimovic e ka bërë të ditur vetë Milani.
Ashtu si babai i tij që luajti deri në moshë të madhe në nivele të larta edhe Vincent duket që s’njeh moshë. Kjo pasi vetëm 17 vjeç dhe firmos për një klub si Milan, duke qenë një alternativë për të zbritur në fushë si ndihmë për Allegrin.
NJOFTIMI:
Milani ka kënaqësinë të njoftojë se Vincent Zlatan Seger Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. Mesfushori, i lindur në vitin 2008, do të jetë pjesë e projektit Milan Futuro, një nismë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
View this post on Instagram
