
Juan Jesus dhe Amir Rrahmani
Juan Jesus do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit. Mbrojtësi brazilian ka firmosur ditën e sotme kontratën e re, duke vendosur që të jetë pjesë e kampionëve të Italisë.
Jesus ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Por, Jesus ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër sezon. 33-vjeçari qëndron në Napoli, pasi diçka e tillë ishte edhe dëshirë e trajnerit Antonio Conte.
Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Jesus ka marrë pjesë në 17 ndeshje. Braziliani ia ka dalë që të shënojë një gol dhe të asistojë në një tjetër.
Poll