
Tashmë gjithçka është zyrtare, Cristian Chivu është larguar nga Parma. Trajneri rumun mbyll kështu aventurën e tij me Parmën, teksa shumë shpejt do të zyrtarizohet tek Interi. Ndërkohë që lamtumirën e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Falënderoj klubin, stafin, lojtarët dhe tifozët që besuan tek unë dhe projekti ynë. Së bashku kapërcyem pengesat dhe shkruam një faqe që do ta mbaj gjithmonë në zemër. Faleminderit Parma!”, shkruan Chivu.
Kujtojmë se Chivu u ul në pankinën e Parmës në shkurt të këtij viti. Pas vetëm 4 muajsh, 44-vjeçari largohet, pasi e drejtoi ekipin në 13 ndeshje. Tashmë e pret një detyrë shumë më e vështirë, ajo me zikaltërit, me të cilët ka fituar edhe tripletën në vitin 2010 si futbollist.
Kujtojmë se ky do të jetë një rikthim për 44-vjeçarin te Inter. Më parë, Chivu ka qenë trajner i Inter U17, U18 dhe U19.
View this post on Instagram