
Ben Godfrey
Ben Godfrey nuk do të jetë pjesë e Atalantës në Serie A. Kjo, të paktën deri në fund të sezonit aktual, pra në merkaton verore. Qendërmbrojtësi anglez është huazuar nga bergamaskët te Ipsëich Town në Angli.
Këta të fundit militojnë në Premier League dhe kanë si synim mbijetesën. Drejtuesit e klubit anglez, shohin te Godfrey lojtarin e duhur për të përforcuar repartin difensiv e mbyllur me sukses objektivin e mbijetesës.
Për qendërmbrojtësin 26 vjeçar ky është një rikthim në Angli. Ai më parë ka luajtur për ekipe si York City, Norwich, Shrewsbyur dhe Everton. Teksa tashmë është gati për aventurën te Ipswich.
View this post on Instagram
Poll