Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ 22 milionë euro, Atalanta transferon sulmuesin e Atletico Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 22 milionë euro, Atalanta transferon sulmuesin e Atletico Madrid
Julian Alvarez & Giacomo Raspadori

Giacomo Raspadori është futbollisti më i ri i Atalantës. Sulmuesi italian vendosi të largohet nga Atletico Madrid vetëm pas 6 muajsh, për t’u rikthyer në Serie A.

Për shërbimet e 25-vjeçarit, bergamaskët kanë shpenzuar 22 milionë euro. Ndërkohë që për Raspadorin ky është ekipi i 4-t në Itali, pasi më herët ka luajtur me Progresso, Sassuolo dhe Napoli.

Te Atletico Madrid ai u transferua në gusht, po për 22 milionë euro. Megjithatë, italiani nuk u përshtat në LaLiga, duke vendosur të rikthehet në vendlindje.

Poll

Lexo gjithashtu