
Kamaldeen Sulemana
Atalanta ka përforcuar repartin ofensiv me një transferim nga Premier League. Kamaldeen Sulemana do të jetë pjesë e bergamaskëve për sezonin e ardhshëm nën urdhrat e Ivan Juric.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Atalanta përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Zikaltrit kanë paguar 17 milionë euro në arkat e Southampton për të transferuar sulmuesin 23-vjeçar.
Statistikat e ganezit në sezonin e kaluar nuk janë aq të kënaqshme. Në 26 takime të zhvilluara në Premier League, Sulemana ka arritur të shënojë një gol dhe një asist. Sezonin e ri, Sulemana do të jetë shok ekipi me Berat Gjimshitin.
Poll