
Edon Zhegrova
Në këtë fillim jave, Juventusi ka marrë një lajm jo të mirë. Bëhet fjalë për një dëmtim të Francisco Conceicaos i cili është detyruar të braktisë kampin stërvitor të kombëtares portugeze.
Lajmin e ka konfirmuar prestigjiozja “A Bola”. Siç shkruajnë këta të fundit, anësori i bardhezinjve ka pësuar probleme muskulore dhe gjendja e tij nuk është optimale, duke bërë që të mungojë në ndeshjen e nesërme të portugezëve ndaj Hungarisë.
Juventusi do të përballet të shtunën në Torino me skuadrën e Interit, aty ku pritet dhe debutimi i Edon Zhegrovës. Dëmtimi i Conceicaos mund të bëjë që trajneri Igor Tudor të marrë në bazë aktivizimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.
Poll