
Fagioli, Vlahovic & Koopmeiners
Në tetorin e vitit 2023, Nicolo Fagioli në atë kohë futbollisti i Juventusit u pezullua nga futbolli i luajtur për shtatë muaj. Shkak u bënë bastet ilegale të vendosura nga mesfushori italian.
Fagioli e kreu dënimin në fjalë dhe tashmë po ushtron sërish profesionin e tij. Por së fundmi, është zbardhur një tjetër detaj nga dëshmia e tij e 24 prillit për prokurorët e Milanos.
Mesfushori i Fiorentinës ka deklaruar se në kohën kur vendoste baste, ka marrë borxh edhe nga Dusan Vlahovic.
“Mbaj mend që edhe Vlahovic, i cili ishte një mik i ngushtë i imi, kur luaja me Juventusitn më kishte dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh për të mbuluar borxhet e mija”, u shpreh Nicolo Fagioli.