Roma - Cagliari
Roma ka fituar në shtëpi përballë Cagliarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve.
Protagonisti kryesor në këtë ndeshje ishte sulmuesi holandez, Donyell Malen me dopietën e tij. Golin e parë, Malen e shënoi në minutën e 25-të. Ndërkohë që për të dytin mendoi në të 65-tën.
Kështu, kryeqytetasit mbeten në vendin e 5-të, por shkojnë në kuotën e 46 pikëve, po aq sa Juventus i vendit të 4-t. Në krahun tjetër me 28 pikë të grumbulluara, Cagliari mban vendin e 12-të.
GOLAT:
Goli i Malen (Roma 1-0 Cagliari)
Goli i Malen (Roma 2-0 Cagliari)
Poll
