
Kalulu & Castellanos
Juventusi ka edhe dy javë të fundit në Serie A për të zhvilluar, të cilat janë shumë të rëndësishme për të kuptuar nëse do të jenë në Champions sezonin e ardhshëm apo jo. Në prag të këtyre sfidave, bardhezinjtë janë “fikur”.
Mbrojtësi Pierre Kalulu është ndëshkuar me pezullim për dy ndeshjet e fundit të kampionatit përballë Udineses dhe Venezias. Një karton i kuq i marrë ndaj Lazios ndeshjen e fundit, i ka kushtuar jo pak mbrojtësit francez.
Ky pezullim për Kalulu konfirmon dhe përfundimin e sezonit të francezit me Juventusin në Serie A. Kalulu teksa zotëronte topin, Castellanos i bën presing dhe francezi e godet, më pas ndëshkohet me të kuq.
Kalulu godet Castellanos
Poll