Roma
Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini po zhvillon sezon për t’u duartrokitur në Serie A. Mbrëmjen e sotme ata mposhtën pastër 3 – 0 Cremonesen.
Edhe pse romakët e patën të vështirë të “çanin murin” e rivalit në 45 minutat e para, në pjesën e dytë, u treguan më të vendosur dhe shënuan 3 gola. Rezultatin e “zhbllokoi” Cristante në minutën e 59-të, për të vijuar me dyfishimin e Ndicka (77’).
“Vulën” fitores dhe rezultatit final ia vendosi Pisilli, minuta e 86-të. Triumfi në fjalë e ngjit Romën në kuotën e 50 pikëve, vendi i 4-të, kuotë të barabartë me Napolin (3-të), çka do të thotë se më këtë ritëm, ekipi i Gasperinit do të jetë sezonin e ardhshëm në Champions League.
Poll
