Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Roma “s’fal” dhe kap Juventusin në renditje, “sinjale” pozitive nga Ramadani para Polonisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Roma “s’fal” dhe kap Juventusin në renditje,
Roma - Lecce

Ndonëse rezultoi ndeshje e vështirë, Roma ia doli të marrë 3 pikët kundër Lecce-s në “Olimpico”, java e 30-të në Serie A. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vaz në minutën e 57-të.

Në vija të “trasha”, Lecce luajti më mirë dhe ishte më kërcënuese, por nuk mundi të gjente golin. Fitorja e sotme e ngjit Romën në kuotën e 54 pikëve, aq sa ka edhe Juventusi, vendi i 6-të, 3 pikë larg zonës Champions.

Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramdani ishte në fushë për 87-të minuta, i vlerësuar me notën 7.1 sipas “SofaScore”, ndër më të mirët te Lecce.

Kjo paraqitje e mirë nga mesfushori shqiptar, “ngrohë” trajneri Sylvinho para sfidës me Poloninë, e planifikuar më datën 26 mars, “Play-Off” i Kupës së Botës.    

VIDEO/ Roma “s’fal” dhe kap Juventusin në renditje,
Nota dhe statistikat e Ylber Ramadanit kundër Romës

  

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu