
Lukaku & Hasa
Napoli ka zhvilluar edhe një miqësore ditën e sotme, të cilën ka arritur ta fitojë përballë skuadrës së Sorrentos. Kampionët e Italisë triumfuan me rezultatin bindës 4-0.
Lorenzo Lucca në minutën e 12-të, prishi ekuilibrat e këtij takimi, ndërsa më pak se dhjetë minuta më pas shënoi dhe Mctominay. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 2-0 në favor të ekipit të Contes.
Në pjesën e dytë të miqësores, u bë protagonist shqiptari Luis Hasa, i cili gjeti rrjetën. Ndërsa goli i katërt dhe i fundit i këtij takimi u realizua pranë fundit të ndeshjes nga Romelu Lukaku.
Goli i Luis Hasës
Poll