
Napoli
Napoli është kampioni më i ri i Serie A për sezonin 2024-2025. Të besuarit e Antoni Contes arritën të bënin detyrën kundër Cagliarit në shtëpi, duke fituar me shifrat 2-0.
Diferenca e ngushtë prej 1 pikë me Interin e bëri akoma më emocionues vijën e “finishit”, por në fund pa napolitanët të festojnë. Golat për ekipin e Contes erdhën nga McTominay në minutën e 42’ dhe Lukaku 51’.
Pikërisht finalizimi i belgut rezultoi pasimi i Rrahamit, duke lënë gjurmë në këtë “finale” të sezonit. Vlen të theksohet se në portën e miqve ishte Alen Sherri për 82 minuta. Portieri ynë nuk kishte mundësi t'i bënte ballë “artilerisë” së rëndë napolitane.