
Napoli - Casertana
Napoli ka zhgënjyer në një tjetër miqësore, duke barazuar përballë ekipit të Serie C, Casertana. Kjo sfidë e zhvilluar ditën e sotme, përfundoi në barazim me shifrat 1-1.
Në fillim, ishte skuadra e Casertana ajo e cila kaloi në avantazh. Në minutën e 35-të ekipi i Serie C gjeti rrugën e rrjetës me Vano. Ndërkohë që në të 43-tën, Napoli barazoi me Politanon.
Një rezultat zhgënjyes për kampionët e Italisë, të cilët nuk kanë bërë mirë as në 3 miqësore paraardhëse. Napoli ka humbur përballë Brest dhe Arezzno, teksa ka fituar vetëm kundër Catanzaro.
Poll