
Kampionët e Serie A, Napoli e ka nisur këtë sezon futbollistik në Itali me fitore. Të besuarit e Antonio Conte kanë mposhtur pa shumë vështirë Sassuolon në transfertë me shifrat 2-0. Golat për napolitanët kanë ardhur nga dy “regjisorët” e ekipit, fjala është për Kevin De Bruyne dhe McTominay.
I pari shënoi mesfushori skocez, i shërbyer nga Politano (17’). Në fraksionin e dytë të lojës erdhi edhe perla e De Bruyne nga goditja e lirë, e cila fillimisht u nis për krosim, por përfundoi në rrjetë.
Edhe pse mungoi Romelu Lukaku, trajneri Conte e balancoi ekipin në mënyrën e duhur. Në duelin tjetër mes Genoa dhe Lecce, dy futbollistët e Kombëtares, Medon Berisha dhe Ylber Ramadni ishin ndër me të mirë në ekip, por nuk vlejti për të marrë 3 pikët, e mbyllur 0-0.