
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani ditën e sotme po luan titullarë te skuadra e Interit. Në mungesë të Calhanoglus të dëmtuar, Simone Inzaghi i ka besuar mesfushorit shqiptarë “frenat” e mesit të fushës.
Sigurisht që besimin e timonierit të zikaltërve po e shpërblen, pasi Asllani asistoi te goli i 4-të i Interi ndaj Veronës. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është shenja e kuqe që po mban në fytyrë.
Jo vetëm Asllani, por edhe lojtarët e tjerë të kësaj ndeshje po luajnë me një shenjë të kuqe në fytyrë. Kjo ka të bëjë me rritjen e e numrit të rasteve të dhunës ndaj femrave.
Poll