Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milani shpenzoi 17 milionë euro për të, mbrojtësi i ardhur nga Premier League lë “nam”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milani shpenzoi 17 milionë euro për të, mbrojtësi i
Pervis Estupinan dhe Ardon Jashari

I blerë në merkaton e verës gjatë 2025-ës, mbrojtësi Pervis Estupinan ende nuk po arrin t’i shpërblejë besimin drejtorit sportiv Igli Tare, trajnerit Max Allegri, sikurse shefave të Milanit.

Ndeshja e djeshme ndaj Fiorentinës ishte një shembull i qartë se 27-vjeçari ka humbur reflekset e prezantuara në të kaluarën te Brighton në Premier League. Kundër “Vjollcëve”, ekuadoriani mori notën më të ulët sipas “Flashscore”, 6.2.

Sikurs mos të mjaftone kjo “tablo” negative ndaj Estupinan për sfidën e djeshme, po qarkullon masivisht një video në rrjetet sociale ku mbrojtësi i djathtë nuk ka mundur të zotërojë një top të thjeshtë, duke marrë trajtën e amatorit.

Gabimet e Pervis Estupinan ndaj Fiorentinës

 

 

Poll

Lexo gjithashtu