Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Atalanta dhe Lazio barazuan edhe në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Sfida u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku lacialët u treguan më të saktë.
Në këtë ndeshje, Romagnoli shënoi golin e parë në minutën e 84-të, duke i dhënë shpresa Lazios për kualifikim. Por vetëm 2 minuta më vonë, Pasalic riktheu baraspeshën.
Në shtesën 30 minutëshe, asnjë prej ekipeve nuk ia doli të shënonte. Dhe fitorja e kryeqytetasve u vendos në “ruletën” ruse.
Kështu, ekipi i Elseid Hysajt shkon në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Aty, Lazio do të përballet me Interin, teksa këta të fundit eliminuam mbrëmë nga Kupa, Como-n.
GOLAT:
Goli i Romagnoli (Atalanta 0-1 Lazio)
Goli i Pasalic (Atalanta 1-1 Lazio)
