Inter
Edhe pse Interi luajti në një transfertë të vështirë siç ishte Lecce, zikaltërit fituan 2 – 0. Të dy golat erdhën në minutat e fundit, me Mkhitaryan dhe Akanji.
Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani nuk kishte “gjunjë” për t’i bërë ballë rivalëve. Ramadani ishte në fushë për 90 minuta, ndonëse jo gjendje të ndryshonte rrjedhën e lojës.
Pas kësaj fitore, Interi i drejtuar nga Cristian Chivu shkon në kuotën e 64 pikëve në 26 javë, 10 më shumë se Milani ndjekës, pavarësisht se kuqezinjtë e Max Allegrit kanë një ndeshje më pak. Më ketë ritëm, është gati e pamundur që zikaltërit të ndalen në Serie A.
Poll
