Interi afrohet gjithmonë e më shumë me titullin në Serie A. Këtë mbrëmje, zikaltërit mposhtën 3 – 0 Cagliarin në Milano. Të 3 golat erdhën në pjesën e dytë.
Marcus Thuram zhbllokoi shifrat në minutën e 52-të, ndërsa 4 minuta më vonë, Barella dyfishoi shifrat dhe “hipotekoi” 3 pikët për të tijët. Në “frymën e fundit”, Zielinski “vulosi” triumfin e pastër.
Në këtë përballje, Barella ishte i jashtëzakonshëm, “Lojtari i Ndeshjes”. Pas 33 javësh të lujtuara në kampionat, Interi kryeson me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli ndjekës, por ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka një ndeshje më pak. Të besuarit e Cristian Chivu janë shumë pranë titullit të 21-të në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund.
