
Ardon Jashari do të jetë futbollisti më i ri i Milan. Kjo “telenovelë” ditën e sotme pritet të marrë fund.
Igli Tare së bashku me drejtuesit e Milan, ia kanë dalë të bindin Club Brugge për të lënë të lirë shqiptarin. Palët janë dakortësuar mes tyre për shifrën e 39 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë në arkat e belgëve.
Ndërkohë 23-vjeçari ka mbërritur në Milano, ku paraditën e sotme do t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore. Menjëherë pasi të kalojë testet mjekësore, Jashari pritet të firmosë kontratën me Milan.
Palët janë dakortësuar për një kontratë5-vjeçare, ku do të marrë 2.5 milionë euro në vit. Mesfushori është pritur nga disa tifozë në aeroport, duke marrë kështu edhe mbështetjene e tyre për këtë lëvizje.
Vlen të theksohet se përveç negociatave të gjata mes Milan dhe Club Brugge, edhe Jashari ka patur takime të njëpasnjëshme me drejtuesit belg për të gjetur një marrëveshje për kalimin në Milano, pasi siç dihet shqiptari prej kohësh dëshironte transferimin në Itali.
????⚫️#Milan, Ardon #Jashari ???????? a Milano, primo incontro con i tifosi rossoneri pic.twitter.com/Vtyr4DmWxt
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) August 5, 2025
❤️????✈️ EXCLUSIVE: Ardon Jashari here on his way to Milano as he’ll finally join AC Milan!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2025
The first picture as new AC Milan player, the only club he wanted during the whole summer window despite several bids. pic.twitter.com/Idbe0o5MJl