Ardian Ismajli largohet nga fusha i dëmtuar
Torino ka befasuar Romën në “Olimpico”, duke triumfuar 3 – 2, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë, faza e 1/8-ave. Dopieta e Adams dhe goli i Ilkhan mjaftuan për të mposhtur verdhekuqtë në kryeqytet.
Mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli e nisi nga minuta e parë, por u largua mes dhimbjesh në minutën e 70, i dëmtuar.
Pas Berat Gjimshitit, një tjetër lider në mbrojtje është dëmtuar, ndërsa nuk bëhet e ditur shkalla e problemit. Si Gjimshiti, ashtu edhe Ismajli janë dy lojtar thelbësor në prapavijën e Sylvinhos te Shqipëria.
Poll
