
Edon Zhegrova te Juventus
Vjen prezantimi i Edon Zhegrovës tek Juventus. Sulmuesi 26-vjeçar vendosi të largohej nga Lille, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit italian, pikërisht me ekipin torinez.
Me këta të fundit, Zhegrova ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi italian ka shpenzuar më shumë se 20 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.
“Përshëndetje tifozë, këtu është Edoni. Mezi pres që të takohem me ju në ‘Allianz Stadium’. Forca Juve! Fino Alla Fine”, ishin fjalët e para të sulmuesit shqiptar si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.
View this post on Instagram
Poll