
Edon Zhegrova
Edon Zhegrova mëngjesin e ditës së sotme zbarkoi në Torino për të kompletuar transferimin e tij te Juventusi. Një pritje të ngrohtë mori nga tifozët, të cilët të entuziazmuar për këtë transferim donin të siguronin edhe firmën e shqiptarit.
Mes shumë firmave, një prej tyre e hodhi edhe mbi fanellën e një lojtari serb. Bëhet fjalë për fanellën e Vlahovic. Një tifoz i ofron fanellën e Vlahovic, të cilin Zhegrova e firmos menjëherë.
Një veprim që duket se ka mërzitur tifozët shqiptarë. Ndërsa komentet për këtë moment nuk mungojnë në faqen zyrtare të Juventusit.
View this post on Instagram
Poll