
Cesena ka siguruar kualifikimin në turin e 1/32 të Kupës së Italisë, pasi mposhti me rezultatin 3-1 klubin e Padovas. Cristian Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan, ndërsa nisi kështu me këmbën e mbarë sezonin e ri.
Pamje jo të këndshme pushtuan rrjetin para fillimit të ndeshjes. Tifozët e të dyja skuadrave u përplasën mes tyre.
Ndërhyrja e policisë nuk e ndaloi menjëherë situatën e krijuar. Tashmë organet në Itali po merren me zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ekziston mundësia që tifozë nga të dyja klubet ta kenë organizuar gjithçka më parë.
Poll