Milan ka triumfuar në transfertë përballë Torinos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-3.
Torinezët kaluan në avantazh të dy golave, me anë të Vlasic dhe Zapata. Ndërkohë që Rabioit “ngrohu” zemrat e kuqezinjve, duke çuar shifrat në 2-1. Spektakli nisi në minutën e 66-të, kur Christian Pulisic u fut në lojë.
Amerikani ia doli që të shënonte dy gola, për të përmbysur sfidën. Si fillim shënoi në minutën e 67-të dhe më pas në të 77-tën, duke i dhënë fitoren të tijëve.
Minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Kristjan Asllanin, i cili ishte titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund.
Kështu, Milan merr kreun e Serie A me plot 31 pikë, po aq sa Napoli i vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 14 pikë të grumbulluara, Torino mbetet në vendin e 16-të të renditjes.
GOLAT:
Goli i Vlasic (Torino 1-0 Milan)
Goli i Zapata (Torino 2-0 Milan)
Goli i Rabiot (Torino 2-1 Milan)
Goli i Pulisic (Torino 2-2 Milan)
Goli i Pulisic (Torino 2-3 Milan)
