Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Chelsea i jep “leksion” Milanit të “brishtë”, Modric debuton me humbje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Chelsea i jep “leksion” Milanit të
Chelsea

Trajneri i Chelsea, Enzo Marseca ka ndërtuar një ekip serioz, teksa ndeshja ndaj Milanit e përforcoi akoma me tepër këtë ide. Londinezët fituan në fushën e tyre me rezultatin e thellë 4-1 karshi kuqezinjve. Pas 8 minutash lojë, Chelsea ishte në shifrat 2-0, me autogolin e Coubis 2’ dhe Joao Pedro 8’.

Interesante është se në 5 ndeshje të zhvilluara me ekipin e ri, Pedro regjistronë 5 gola, lojtari i momentit në kontigjentin e Marsecas. Kartoni i kuq nga Coubis në minutën e 18’ për Milanin, ia bëri më të lehtë detyrën Chelsea. Sulmuesi Delap në minutat 67’ dhe 90’ konkretizoi “pokerin” për të tijtë.

Ndërsa golin e “nderit” te “Djalli” e shënoi Fofana 70’. Kjo ndeshje vuri në dukje brishtësinë e ekipit të Allegrit në prapavijë. Luka Modric bëri debutimin me Milanin sot, ndonëse e nisi me humbje aventurën te kuqezinjtë.    

   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga