Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Berat Gjimshiti shkëlqen me GOL, por VAR-i i “ngrin” buzëqeshjen! Atalanta "likuidon" Cremonesen në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Berat Gjimshiti shkëlqen me GOL, por VAR-i i “ngrin”
Atalanta

Atalanta ka fituar në shtëpi përballë Cremonese, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Neë Balance Arena” në Bergamo, përfundoi 2-1.

Golin e parë për vendasit e shënoi Nikola Krstovic në minutën e 13-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi anësori italian, Davide Zappacosta në minutën e 25-të të ndeshjes. Në krahun tjetër, rrugën e rrjetës për miqtë e gjeti Thorsby në minutën e 94-të.

Titullar në këtë ndeshje për bergamaskët ishte edhe i përhershmi, Berat Gjimshiti. Kapiteni i Shqipërisë qëndroi në fushë deri në minutën e fundit, i cili shënoi gol por iu anulua për offside. 

Kështu, Atalanta shkon në kuotën e 39 pikëve, duke mbajtur vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 23 pikë të grumbulluara deri më tani, Cremonese renditet e 16-ta në tabelë.

Goli i Krstovic (Atalanta 1-0 Cremonese)

Poll

Lexo gjithashtu