Atalanta i ka dhënë “goditje” të fortë shpresave të Napolit për mbrojtjen e titullit në Serie A. Napoletanët edhe pse shënuan të parët me Beukema në minutën e 18-të, nuk arritën të mbronin fitoren.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, konkretisht në minutën e 61-të, sulmuesi Pasalic barazoi shifrat dhe vendosi ekuilibrat. Kaq mjaftoi që Atalanta të merrte “zemër”.
Në minutën e 69’, mbrojtësi shqiptar u fut në fushë si zëvendësues, ndërsa inkuadrimi i kapitenit të Kombëtares shërbeu si “hajmali” për të tijtë. Pak çaste më vonë, Atalanta shënoi golin e fitores me Samardzic.
Pas 26 javësh të zhvilluara në Serie A, ekipi i drejtuar nga Antonio Conte është 14 pikë larg Interit kryesues, aktualisht vendi i 3-të, ndërsa bergamaskët të 7-të me 45 pikë.
