
Amir Rrahmani
Amir Rrahmani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Napoli po luan në transfertë përballë Como. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të Serie A, është momentalisht 1-1.
Ishte pikërisht Rrahmani i cili shënoi një autogol në minutën e 7-të të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin Comos. Mbrojtësi shqiptar nuk u kuptua me protierin Meret, duke dërguar topin në portën e tij.
Megjithatë, Raspadori “mori hak” për Rrahmanin, duke shënuar gol në minutën e 17-të. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, pikërisht me autogolin e Rrahmanit dhe golin e Raspadorit.
Autogoli i Amir Rrahmanit
Poll