Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sulmuesi kryesor i Genoas dëmtohet, "ish-ylli" i Milan dhe Inter zëvendësuesi ideal

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi kryesor i Genoas dëmtohet, "ish-ylli" i Milan dhe Inter
Genoa

Sulmuesi kryeor i Genoa-s, Vitinha është dëmtuar dhe kjo ka alarmuar drejtuesit e klubit të Serie A. Një kandidaturë shumë e fortë për t’a zëvendësuar që është shfaqur këto ditë është Mario Balotelli.

Gjithashtu po përflitet për Gaston Pereira, ish-mesfushori i Cagliari. Uruguajani me tipare sulmuese është liruar nga kontrata e tij e fundit dhe është një lojtar i lirë, tashmë.

Genoa administrohet nga kompania 777 Partners, një brend i njohur ndërkombëtar që sponsorizon shumë klube nëpër botë. Situata e klubit xhenovez nuk është e mirë aktualisht. Ekipi po lufton në fund të tabelës dhe dëmtimet sjellin një atmosferë jo të këndshme në dhomat e zhveshjes.

Ekipi u pa dhe në ndeshjen ndaj Atalantës që nuk po kalon një moment të mirë, sfidë në të cilën u “turpëruan” 5-1.

Për këtë disfatë, trajneri i skuadrës Alberto Gilardino mori përsipër të gjitha përgjegjësitë, por mungesat janë ato që po penalizojnë skuadrën në këtë pjesë të sezonit.

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga