Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U vëzhgua nga klubet më të mëdha në botë, Cristiano Junior pranë kalimit tek ish-ekipi i babait të tij

Shkruar nga NEWSPORT
U vëzhgua nga klubet më të mëdha në botë,
Cristiano Jr & Cristiano Ronaldo

Ditën e djeshme, i biri i Cristiano Ronaldos, bëri debutimin me Kombëtaren e moshave U-15 të Portugalisë. Ende pa e shfaqur plotësisht potencialin e tij, Cristiano Junior është në vëmendjen e ekipeve më të mëdha botërore.

Pak orë më parë, u tha se vëzhguesit e Manchester United janë shfaqur në Kroaci ku po zhvillohej takimi. Por siç raportohet dhe nga mediat italiane, 15-vjeçari luzitan është vëzhguar dhe nga tre klube italiane.

Cristiano Ronaldo Junior ka impresionuar Juventusin, Interin dhe Atalantën, ku thuhet se vëzhguesit italianë kanë parë djaloshin nga afër. Babai i tij ka luajtur për tre sezone në Itali me skuadrën e bardhezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga